Transmetuar më 07-05-2020, 23:04

Menaxheri në Twitter Courtney Brousseau, është ekzekutuar me armë zjarri gjatë një atentati ndaj tij.

I riu 22 vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili punonte si menaxher i asociuar i projektit për Twitter, po shëtiste kur dy persona rreth të 20-ave dolën nga makina e tyre dhe e qëlluan me armë zjarri.

Rreth 50 deri në 60 të shtëna u dëgjuan në kryqëzimin e Rosa Parks Lane dhe Guerrero, thanë autoritetet lokale për San Francisko.

Brousseau gjeti vdekjen vetëm pak orë pas sulmit fatal, ndërsa një tjetër 18-vjeçar mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Brousseau ishte gjithashtu një avokat dhe më parë kishte punuar si praktikant për senatoren e Masaçusets, Elizabeth Warren.

Nuk ka ende detaje në lidhje me vrasjen e tij, ndersa po hetohet nga autoritetet./noa.al/