Transmetuar më 06-05-2020, 17:06

Shumë njerëz e lidhin një episod të caktuar në jetë me atë që e quajnë parandjenjë.

Universiteti Northwestern dhe ai i Kalifornisë kanë studiuar nëse qeniet njerëzore janë në gjendje të parashikojnë të ardhmen.

Ky studim rrënjësor shkencor, ka treguar se kjo është e mundur falë asaj që njihet si “aktiviteti paraprak anormal”.

Nga studimet e bëra mbi një grup njerëzish rezulton se ata, të nënshtruar para stimujve të veçantë “të paparashikueshëm”, prodhonin një aktivitet të ndryshëm biologjik post-stimulues.

Gjëja më kurioze është që aktiviteti në fjalë e paraprinte stimulin dhe ata parashikonin se çfarë do të ndodhte.

Sipas studiuesve, reagimet paraprirëse, të cilave u referohet ky studim, janë mjaft të ulëta, por njëri nga aspektet më interesante vjen falë faktit që këto sinjale janë të amplifikuara nëpërmjet algoritmeve të thjeshta.

Kjo gjë do t’u jepte njerëzve vetëdijen për një ngjarje të pashmangshme dhe mundësinë të veprojnë si mendojnë më mirë.