Transmetuar më 06-05-2020, 12:10

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mesditën e sotme një video-bidedë me përfaqësuesit e klerit fetar në Shqipëri, lidhur me rifillimin e riteve, pas ndërprerjes dy mujore prej emergjencës së koronavirusit

Ai tha se rihapja e riteve duhet të jetë e kujdesshme dhe në mënyrë graduale.

“Kjo kërkon konsultim me ju pasi praktikat tuaja janë të ndryshme jo vetëm nga komuniteti në komunitet, por edhe brenda vetë një kalendari të caktuar mujor apo javor ju keni praktika që nuk janë njësoj. Kam kërkuar që grupi i punës, që është i përbërë nga ekspertë të fushës dhe pastaj edhe komiteti ynë i ekspertëve të adresojnë këtë çështje. Ndryshe nga aktivitete të tjera dhe të biznesit kjo duhet bërë bashkërisht”, tha Rama.

Ai kërkoi bashkëpunim me ta për të pasur konsultime, në mënyrë që të hartohet një kalendar gradual deri në kthimin e plotë në normalitet.

“Kalendari duhet hartuar duke marrë në konsideratë edhe eksperiencat e vendeve të tjera. Shpresoj që në 18 maj, kur edhe do të jetë konfiguruar me kufizimet e veta i gjithë projekti i fazës së dytë të mund të japim edhe disa indikacione konkrete për komunitetet fetare”, deklaroi kreu i qeverisë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE