Transmetuar më 05-05-2020, 17:31

Italia është goditur rëndë nga koronavirusi, dhe pas dy javësh në karantinë tashmë një pjesë e qytetarëve duket se i janë rikthyer normalitetit.

Të shumtë janë edhe pjesëtarë të familjeve të ndryshme që nuk kanë takuar me të afërmit e tyre gjatë kësaj kohe.

I tilë është rasti i Francesco Piacentini 44 vjeç, dhe nënës së tij Delma Visonà 67 vjeçe.

Në ditën e lindjes së tij, 44-vjeçari vendosi të takojë nënën dhe të dy së bashku prenë një tortë në kufi.

"Ajo jeton në Veneto, unë në Trentino. Më 1 maj kisha ditëlindjen dhe ajo ishte e dëshpëruar. Më erdhi kjo ide për tu takuar në kufi. Mora një tryezë, ajo solli një tortë nga dyqani i pastave, një shishe verë dhe gota. Ajo parkoi në Veneto dhe  unë në Trentino ", thotë Piacentini, i cili është me origjinë nga Valdagno por jeton me familjen e tij në Trentino. /k.k/noa.al/

Shikoni videon