Transmetuar më 21-04-2020, 00:41
Foto ilustruese
Një vajzë e re ka humbur jetën sonte në Prishtinë. Dyshimet e para janë se e ndjera ka rënë nga nga një ndërtesë ku ajo banonte, në rrugën “Xheladin Hana” në lagjen Bregu i Diellit në kryeqytetin e Kosovës.
Hetimet e nisura shtrohen në pistën e vetëvrasjes.
Policia e Shtetit në rajonin Prishtinë tha se rreth orës 17:46 u informua për rastin dhe u konstatua se e ndjera kishte rënë nga kati i katërt i pallatit
Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve nuk u ka mbijetuar plagëve.
Policia thotë se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti.