Transmetuar më 20-04-2020, 13:59

Testikujt e meshkujve mund të jenë një strehë për koronavirusin! Është kjo ajo që sugjeron një studim amerikan i kryer nga Montefiore Health System dhe Albert Einstein College of Medicine, në bashkëpunim me spitalin e sëmundjeve infektive Kasturba, në Mumbai të Indisë.

Studimi, sugjeron një element shtesë se pse koronavirusi godet më shumë pacientët meshkuj.

Kur Covid-19 hyn në trup, ai lidhet me receptorin njerëzor ACE2, (enzimë e lidhur me transformimin e angiotenzinës), e cila përbën pikën hyrëse në qelizat njerëzore të virusit Sars-Cov-2. ACE2 zbulohet në mushkëri, zorrë dhe indet kardiake. Por sipas studimit, është i pranishëm edhe në testikujt e meshkujve.

Ndërkohë në indet vezore, përqendrimi është dukshëm më i ulët. Të dhënat globale tregojnë vdekshmëri më të lartë te burrat dhe studimi shton një hap tjetër në këtë drejtim: 20 pacienteve femra iu desh mesatarisht 4 ditë për tu shëruar nga virusi, ndërsa meshkujve 6 ditë.

Përfshirja e testikujve, siç thuhet në Los Angeles Times, nxit profesorin Aditi Shastri, një onkolog në Qendrën Mjekësore Montefiore, për të mos përjashtuar një hipotezë të mëtejshme: “Unë do ta mbaja absolutisht në konsideratë hipotezën që virusi mund të qëndrojë në lëngun seminar”. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE