Transmetuar më 20-04-2020, 12:06

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u dërgua me urgjencë në spital mëngjesin e sotëm, për shkak të problemeve shëndetësore.

Lidhur me gjendjen e tij, zyra e Presidentit ka dalë me deklaratë informuese.

Në deklaratë thuhet se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas trajtimit mjekësor të marrë në Klinikën Urologjike të QKUK-së është nxjerrë dhe është kthyer në shtëpinë e tij.

“Pas shqetësimeve të para, presidenti Thaçi sot në mëngjes kishte shkuar në Emergjencën e QKUK-së dhe me rekomandimin e personelit mjekësor profesional ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i ka bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë. Presidenti i Republikës së Kosovës e falënderon gjithë personelin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për kujdesin e treguar”, thuhet në njoftimin zyrtar. /a.y/noa.al

Probleme shëndetësore, Hashim Thaçi shtrohet në spital