Transmetuar më 10-04-2020, 18:36

Facebook ka menduar që të bashkojë të dashuruarit që janë në distancë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Rrjeti më i madh social ka krijuar një aplikacion me një shërbim të ri. Çiftet mund të shkruajnë me njëri-tjetrin dhe të ndajnë foto dhe emoji që tregon gjendjen e tyre emocionale.

Përveç kësaj, mund të lidhen me Spotify për të ndarë muzikë me njëri-tjetrin.

Aplikacioni u krijua nga ekipi i rrjetit social të ri eksperimental (NPE) të rrjetit shoqëror.

Prej kohësh, Facebook kishte menduar që të bënte diçka për të dashuruarit dhe e gjeti momentin e duhur gjatë izolimit nga pandemia e Covid-19./a.m/noa.al