Transmetuar më 08-04-2020, 15:52

Shkon në 28 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ku gjatë orëve të fundit janë shënuar dy vdekje të reja.

Në raportimin e 24 orëve të fundit, bëhet me dije se viktimat janë nga Kumanova dhe Kavadari.

Sakaq në total numri i të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në 617, ku 18 raste të reja janë shënuar në orët e fundit.

Rastet e reja janë shënuar në Shkup 7, në Kumanovë 2, Prilep 4, Manastir 2, Kavadar 1 personi i vdekur, Krushevë 1 dhe Koçan 1.

Në Klinikën Infektive janë pranuar katër pacientë të rinj ndërsa janë të shtruar 66 pacientë, prej të cilëve shtatë në ventilim mekanik.

Në spitalin “8 Shtatori” janë pranuar katër pacientë të dyshuar me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i personave pozitivë me Covid-19 në këtë spital është 26 pacientë, ndërsa tre pacientë janë në makinë respiratore. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE