Transmetuar më 01-04-2020, 23:55

Raportuesja e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon, i ka “tërhequr veshin”presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në kohën kur vendi ka mbetur me qeveri në detyrë, pas mocionit të mosbesimit ku u rrëzua qeveria Kurti.

Përmes një postimi në Twitter, Von Cramon ka thënë se Presidenti Thaçi duhet të mendojë dy herë nëse është diçka e zgjuar të shpërndahet qeveria aktuale.

“Në kohë krizash, nevojitet një qeveri funksionale. Mos luani me kushtetutën, teksa populli po vdes. Kjo është këshilla ime”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu në një tjetër postim, Von Cramon ka uruar qeverinë e Kosovës për heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe nga Bosnja.

“Sinjal shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin politik në rajon. Shpresoj që do të vlerësohet nga Këshilli i BE-së që t’i japë dritën jeshile Kosovës për liberalizim të vizave”, tha raportuesja e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon./a.k/noa.al/