Leje-daljet, Policia refuzon urdhrin e Ramës: Qytetarët do të gjobiten
Transmetuar më 31-03-2020, 10:20

Përplasje mes kryeministrit dhe ministrisë së Brendshme duket kjo "luftë" deklaratash mes tyre mbi gjobat për qytetarët. Rama doli mbrëmë dhe tha se qytetarët nuk do të gjobiten të paktën dhe ditën e sotme sepse sistemi i leje-daljeve është me probleme.

Kurse sot në mëngjes Policia e Shtetit, njoftoi të kundërtën: "Shërbimet e Policisë, nëse do të konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre", thuhet në njoftimin policor.

Paradokset brenda kabinetit qeveritar po bëhen të zakonshme në këto ditë shtetrrethimi. Nisën me ministrin e Koronavirusit dhe Rindërtimit, Arben Ahmetaj që ndonëse ishte propozuar në letër i aktit normativ për gjendjen e emergjencës natyrore, e mori vesh vetëm ndërsa intervistohej në TV, shpalljen e tij.

Qytetarët nuk do të gjobiten nëse dalin pa leje nga shtëpia

Për të vijuar me ministren e Arsimit, Besa Shahini, dukshëm e pakoordinuar për fatin e shkollave, duke njoftuar shanse hapjeje të tyre më 3 prill, kur ligji i emergjencës e ndalon këtë të paktën deri në fund të prillit.

Tani vjen dhe përplasja e Ramës me Sandër Lleshajn. Ky i fundit njofton  mediat përmes zyrës së shtypit se sot e në vijim do të gjobiten njerëzia po dolën pa leje dalje në rrugë, ndërkohë që shefi i tij Rama tha të kundërtën për sot. /noa.al/

Lexoni dhe: E-Albania: Leje-dalje për të shkuar në spital!