Transmetuar më 30-03-2020, 16:13

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar një pikë në urdhrin që kufizon lëvizjet në Shqipëri në kuadër të masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Konkretisht, në vendimin e ditës së sotme është ndryshuar urdhri për 3 aktivitete tregtare, të cilat kanë qenë të ndaluara për të punuar.

Bëhet fjalë për gomisteritë, libraritë dhe kancelaritë. Me ndryshimin e bërë, këto tre subjekte do të lejohen që të ushtrojnë aktivitetin e tyre pavarësisht masave ndaluese në vend.

Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar nga ‘Klan’ thuhet se ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shpallet lista e aktiviteteve që do të lejohen apo mbyllen nga 24 marsi, në orarin 05.00-13.00