Transmetuar më 30-03-2020, 14:15

Vrima e Ozonit është duke u shëruar, duke reflektuar një ndryshim në rrymat e ajrit dhe erërave që prekin tërë Tokën.

Vrima e Ozonit në 8 shtator të vitit 2019 arriti në 6.3 milionë kilometra katrorë, situata më kritike e vërejtur në dekada. Ky vizualizim i NASA që shihni në foto tregon përqendrimet e Ozonit në njësitë Dobson, matja për ozonin stratosferik.

Produktet kimike që varfërojnë shtresën mbrojtëse të ozonit të Tokës, kanë shkaktuar gjithashtu ndryshime në qarkullimin atmosferik në hemisferën jugore.

Tashmë një studim i ri i botuar në revistën ‘Nature’ ka zbuluar se këto ndryshime janë ndalur.

Para vitit 2000, si ezaurimi i ozonit edhe rritja e nivelit të CO2 shkaktuan një rritje të qarkullimit drejt sipërfaqes. Aktualisht, dioksidi i karbonit është shtyrë vazhdimisht drejt polit, duke balancuar efektin e kundërt të rikuperimit të ozonit.

“Identifikimi i pauzës së shkaktuar nga ozoni në tendencat e qarkullimit në vëzhgimet e bëra në botën reale konfirmon, për herë të parë, atë që komuniteti i shkencës së ozonit ka parashikuar prej kohësh në teori”, tha John Fyfe, shkencëtar i Environment and Climate Change dhe një nga bashkautorët e studimit.

Tërheqja midis efekteve të kundërta të rimëkëmbjes së ozonit dhe rritjes së gazrave serë do të përcaktojnë tendencat e ardhshme, përfundojnë ekspertët. /a.y/noa.al