Transmetuar më 30-03-2020, 12:03

Koronavirusi pritet të shkaktojë më shumë se 100 mijë vdekje në SHBA. Eksperti amerikan për sëmundjet infektive, dr. Antoni Fauçi ka pohuar të dielën se sipas parashikimeve të bëra me anë të modeleve statistikore, numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në SHBA pritet të jetë mbi 100 mijë.

“Sa herë që kemi të bëjmë me modele të tilla statistikore, ato na ofrojnë si skenarin më të mirë, si skenarin më të keq. Zakonisht, realiteti është në mes. Duke parë situatën e tanishme, unë do të thosha se numri i vdekjeve pritet të jetë 100,000 deri në 200,000 të tilla”, i tha eksperti i njohur amerikan rrjetit prestigjioz CNN.

Fauçi ka shtuar se SHBA pritet të ketë miliona raste infektimi nga virusi që tashmë ka pushtuar botën dhe ka shkaktuar krizën më të madhe që prej Luftës së Dytë Botërore. /e.i/noa.al/