Transmetuar më 30-03-2020, 11:46

Lajm i mirë nga SHBA, teste të shpejta për COVID-19. Presidenti amerikan, Donald Tramp ka zbuluar disa zhvillime mjaft të rëndësishme në betejën kundër koronavirusin në SHBA.

Sipas deklararës aë para disa orëve të kreut të Shtëpisë së Bardhë, të premten, Autoriteti i Kontrollit të Ushqimeve dhe Ilaçeve, FDA, ka autorizuar kompaninë “Abbot Labs”, që ka arritur të nxjerrë teste të reja për COVID-19, rezultatet e të cilave dalin për pesë minuta.

Presidenti amerikan, tha se ky është një zhvillim mjaft i rëndësishëm. Në kushte të zakonshme, shtoi Tramp, procesi i miratimit të testit të ri do të zgjaste 10 muaj, por duke parë rrethanat e jashtëzakonshme të cilat po kalon vendi me përhapjen e shpejtë të virusit, për autorizimin janë dashur vetëm katër javë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha po ashtu se kjo kompani do të jetë në gjendje që të prodhojë 50 mijë teste në ditë, çka do t’i jepte një hov të madh testimit të popullsisë amerikane dhe luftës kundër virusit vdekjeprurës që deri tani ka shkaktuar më shumë se 2000 vdekje në SHBA.

One of today's major updates: On Friday, the FDA authorized a new Coronavirus test that delivers results in as little as five minutes.

Publiée par The White House sur Dimanche 29 mars 2020