Transmetuar më 30-03-2020, 08:25

Duke nisur nga sot, të gjithë këmbësorët, pra nga kjo e hënë do të duhet të marrin leje-dalje përmes portalit e-Albania, por përjashtim nga ky rregull përbëjnë ata që shkojnë në punë.

Ne kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusin në vendin tonë, të gjithë qytetarët që duan të bëjnë pazar apo duhet të dalin nga shtëpia për nevoja bazike do të duhet që nga sot të marrin leje.

Gjithashtu vlen të theksohet se të gjithë ato që duan të marrin leje për të dalë duhet të aplikojnë tek e-Albania me të dhënat personale duhet të klikoni në shërbimin leje për dalje e cila gjendet në faqen kryesore të aplikacionit.

Pasi  të lexoni udhëzimet sqaruese, në fund të faqes klikoni butoni “Përdor” për të vijuar me aplikimin. Pasi të zgjidhni datën për të cilën kërkoni leje për të lëvizur, klikoni butoni “vazhdo”.

Në ekran do ju shfaqet certifikata juaj familjare, nga ku do të përzghidhni emrin e anëtarit që do të pajiset me “Leje për dalje”. Dhe për të gjithë ata persona që nuk kanë një kompjuter apo telefon smart mund të dërgojnë një sms në numrin 55155 duke shkruar numrin e kartës së identitetit dhe ora dë dëshironi të lëvizni nga shtëpia. Aplikimet me sms vlejnë vetëm për ditën pasardhëse.

Nga kjo leje përjashtohen të moshuarit, për të cilët qeveria ka vendosur që të mos i larë të dalin fare nga shtëpia./b.l/noa.al/