Transmetuar më 30-03-2020, 07:43

Një lajm i mirë vjen nga spitali Infektiv në QSUT. Një e moshuar 80-vjeçare është shëruar duke fituar betejën e saj me COVID-19. Nënë Haxhireja nga Durrësi ka dalë negative në testin e kryer pasi qëndroi për trajtim në spital.

Nënë Haxhireja na jep lajmin e mirë, se pas gjithë kësaj situate të vështirë që Shqipëria dhe bota po kalon, ka shpresë.

Një foto e saj pranë mjekëve të Spitalit Infektik teksa të tre bëjnë shenjën domethënëse me gisht: Ia dolëm, është shpërndarë nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrirliu.

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri, shkon kështu në 41, nga të cilët 8 janë personal mjekësor.  Shqipëria shënon 10 viktima me koronavirus./b.l/noa.al/