Transmetuar më 29-03-2020, 16:33

Maha Vajiralongkorn (Rama X), është Mbreti i Tajlandës dhe nga shumë atje përmendet dhe si babai i vendit. Është qejfli dhe haremin e ka plot me vajza, por që t’i merrte me vete dhe jashtë vendit, kjo nuk dihej.

Tani, ai ka ngecur në izolim, në Gjermani, vetë i njëzetenjëtë, bashkë me 20 femra haremi mbretëror.

Mediat gjermane dhe ato britanike, duke i kushtuar jehonë këtij lajmi, pohojnë se Rama X ka ngecur në hotelin më luksoz gjerman, "Grand Hotel Sonnenbichl" të cilin e ka prenotuar të gjithin për vete dhe shpurën e tij.

Mbreti ka shkuar atje me gruan dhe 19 konkubinat e tjera pasi e shoqja Suthida është konkubina e katërt. Me vete ka marrë dhe 100 anëtarë të shpurës ndihmëse.

Por situata e krijuar me koronavirusin ka hapur telashe për të dhe shpurën e tij. Mbreti ka pranuar që 100 burra e gra që i shërbenin, të rikthehen në vendin e tyre. Kurse 20 femrat e gostisë seksuale i ka mbajtur në hotel, ku do të duhet t’i nënshtrohen rreth dy javë karantinës. /noa.al/

Wegen Corona: Thai-König macht Luxus-Hotel in Bayern zum „Wohnhaus“

Thailand's King Maha Vajiralongkorn sits on the throne next to Queen Suthida as he is officially crowned king at the Grand Palace in May 2019. King Maha, also known as Rama X, is thought to be self-isolating in Germany