Transmetuar më 29-03-2020, 15:45

Autoritetet shëndetësore britanike vlerësojnë se në rastin më të mirë, 20 mijë qytetarë të saj do të humbin jetën nga pandemia e koronavirusit që ka përfshirë vendin si thuajse gjithë botën.

Kryetari i Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë (NHS), Stephen Poëis, në një komunikim me mediat, pohoi një dokument të bërë publik në Londër, ku sugjerohet se nëse numri i viktimave në Britaninë e Madhe mbahet nën 20 mijë atëherë mund të thuhet se është bërë një punë e mirë.

“Nëse mund t’i mbajmë vdekjet nën 20,000, ne do të menaxhuar shumë mirë në këtë epidemi. Kemi mundësi që t’ia dalim përballë këtij virusi”, shtoi Powis.

Më herët në mediat britanike, doli raporti i Profesor Neil Ferguson, drejtor i Kolegjit Imperial në Londër. Ai tha se me situatën e krijuar në Mbretërinë e Bashkuar, numri i viktimave mund të shkojë midis 250 mijë deri 500 mijë. /noa.al/