Transmetuar më 29-03-2020, 11:21

Ndërsa qeveritë në shumë vende, përfshirë ne, urdhëruan qytetarët të mbyllen në shtëpi pasi spitalet nuk përballojnë fluks të lartë pacientësh, qëndrimi në izolim ka pasojat e veta.

Ndaj Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi sot disa këshilla me shpresën që të ndikojnë pozitivisht.

Teksa qëndroni/punoni në shtëpi, pakësoni kohën e gjatë të shpenzuar me qëndrimin ulur duke kryer ndërpreje pushimi aktiv çdo 30 minuta.

Jo vetëm kaq, ngjisni dhe zbrisni shkallët; Kryeni disa ushtrime të tipit ‘stretching’; Kërceni me muzikë për disa minuta; Kontrolloni burimet online për t’u njohur me ide të reja thotë OBSH e sigurisht kjo e fundit ju ofrohet minutë pas minute në këtë link: LIVE UPDATE: https://bit.ly/Coronavirusi

Po ashtu OBSH këshillon:

Kujdesuni për veten dhe #JiniAktiv gjatë #COVID19:

1️⃣ Kontrolloni rregullisht pozicionin tuaj të qëndrimit ulur teksa punoni nga shtëpia 2⃣ Ndërprisni qëndrimin ulur dhe ngrihuni në këmbë teksa punoni, në telefon, apo ndiqni TV.

Për OBSH, kryerja e çfarëdolloj aktiviteti në shtëpi është më mirë se sa asgjë.

"Jini aktiv gjatë shpërthimit epidemik të COVID-19 për të ruajtur shëndetin e zemrës tuaj, forcën dhe fleksibilitetin e muskujve. Gjithashtu, kjo i bën mirë edhe shëndetit tuaj mendor", thotë OBSH.

Por si realizohen këto këshilla? OBSH e ka një përgjigje dhe për këtë:

Ja disa aktivitete fizike që mund të kryeni në shtëpi gjatë shpërthimit epidemik #COVID19:

🤸‍Provoni klasa stërvitjeje online 💃Kërceni me muzikë 🎮Luani video-lojra aktive 🤾Provoni kërcimin me litar 💪Bëni disa ushtrime për fuqizimin dhe balancën e muskujve

Kryerja e çfarëdolloj aktiviteti në shtëpi është më mirë se sa asgjë. Jini aktiv gjatë shpërthimit të COVID-19 për të ruajtur shëndetin e zemrës suaj, forcën dhe fleksibilitetin e muskujve. Gjithashtu, kjo është mirë edhe për shëndetin tuaj mendor! /noa.al/