Transmetuar më 29-03-2020, 11:12

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar aktivizimin e forcave ushtarake rezerviste për të ndihmuar me masat që autoritetet e këtij vendi kanë ndërmarrë me qëllim ngadalësimin e përhapjes së COVID-19 në vend, raporton noa.al duke cituar një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Tramp ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv, i cili i jep Departamentit të Mbrojtjes “autoritetin e duhur për aktivizimin e rezervistëve të forcave të armatosura.”

Sipas presidentit amerikan, ky urdhër ekzekutiv do të lejojë mobilizimin e mijëra efektivësh me përvojë në betejën kundër përhapjes së virusit COVID-19 në vend.

Ndërkohë, sipas të dhënave të fundit, numri total i të prekurve në SHBA ka arritur në 123,000, duke u bërë kështu vendi me numrin më të lartë të personave të prekur nga COVID-19. Mëse 2.300 njerëz janë humbur jetën.

Dy ditë më parë, kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi një paketë prej 2.2 trilionë dollarësh që ka si synim t’i vijë në ndihmë bizneseve dhe individëve me qëllim përballimin e pasojave të masave shtrënguese dhe mbylljes së shumë aktiviteteve në vend. /e.i/noa.al/