Transmetuar më 29-03-2020, 11:03

Ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ndan me qytetarët shqetësimin se kreu i qeverisë po përdor dhunë verbale duke shqetësuar edhe më shumë popullin në këtë situatë, ndaj bën thirrje që t’i ndalet dalja në media.

Sipas Nokës, një shoqëri e traumatizuar si kjo jona ka nevojë për pozitivitet dhe optimizëm.

“A i thotë dikush Kryeministrit se kjo shoqëri e traumatizuar ka nevojë për pozitivitet e optimizëm e jo ta traumatizosh edhe ti çdo ditë e më shumë? A sheh ky ndonjë homolog që del e terrorizon përditë e në mënyrë permanente popullin e vet? Nuk ndodh asgjëkundi. Mbylleni. Mos e lini të dalë se psikikën e tij të rënduar po kerkon t’ia induktojë me zor çdo shqiptari dhe ky është një dëm që do ia shohim pasojat nesër. Mbylleni e mos e lini të dalë në Tv”, – sugjeron Noka.

Z. Noka në vijim e kritikon kreun e qeverisë për atë që ish deputeti demokrat e quan mllefi i Ramës ndërkohë që situata dikton diçka tjetër: "Njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë për ngrohtësi dhe dashuri në këto momente të vështira që po kalojnë".

“Perfundimisht eshte rende shume. A mund ti flasesh sot popullit tend gjithe mllef kur me shume se kurre ka nevoje per ngrohtesi dhe dashuri ne fjalet qe i thuhen? A mund t’i hakerrehesh popullit tend kur ai ka nevoje per perkundesje e mbeshtetje ne cdo aspekt? A mund ti thote dikush kryeministrit se cdo fjale horror dhe vreri qe ai nxjerr cdo dite jane rreptesisht te ndaluara ne keto kohe edhe sikur te pershkruanin realitetin sepse e deprimon shoqerinë? A e di ky kryeministër qe eshte aty të zgjidhë hallet e popullit e jo populli te qajë e te zgjidhë hallet e psikikes se tij?”, shkruan ish deputeti dhe ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka në një postim të bërë në rrjete sociale. /e.i/noa.al/