Transmetuar më 29-03-2020, 10:55

Një lajm i mirë vjen nga Sanatoriumi, ose siç njihet ndryshe spitali “Shefqet Ndroqi”.

Një paciente e prekur nga koronavirusi, është operuar me sukses mbrëmjen e së dielës.

Bëhet fjalë për një vajzë 18 vjeçe, e cila është paraqitur në spital me gjendje të rënduar, prej apandesitit të gangrenizuar.

Nën drejtimin e kirurgut Ylber Vata dhe ekipi mbështetës, ndërhyrja rezultoi e suksesshme dhe pacientja ndodhet në gjendje të mirë.

Ndërsa numri i të prekurve nga Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 197, mes tyre 10 janë viktima. Ndërkohë deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me sëmundjen. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE