Transmetuar më 26-03-2020, 20:29
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur këtë mbrëmje në orën 19:00, në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit.

Sipas mediave vendase, që citojnë burime policore, në aksident janë përfshirë 3 automjete dhe kanë humbur jetën 3 persona.

Nuk ka ende detaje të tjera ndersa organet hetimore dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes./a.k/noa.al/