Transmetuar më 25-03-2020, 17:26

Situata e koronavirusit që ka prekur vendin tonë nuk do të ndalë pagesën e dritave.

Këtë e ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një video konferencë online me ministrat e kabinetit qeveritar. Koronavirusi nuk do të ndalë as pagesën e taksave dhe sigurimeve.

Për bizneset do të shtyhet vetëm mbyllja e bilanceve, që do të bëhet në korrik në bazë të një VKM-je që do të specifikohet nesër.

‘Taksat dhe sigurimet do të paguhen, sepse ndryshe nuk shkojmë dot përpara në këtë luftë, se përfundojmë në  një gropë ku edhe korona nuk na gjen dot nëse do të na kërkojë. Pagesat e dritave do të bëhen një për një, kush nuk i paguan nuk do të ketë drita, nuk është deti kos.

Pasi krijon efekt zinxhir negativ, mund të përfundojmë në kolaps. Kemi falur kamatë vonesat komplet, tani të gjithë janë vetëm në raport me aktualitetin. Kush thotë se nuk kam mundësi, të kursejë dritat, nuk ka rrugë tjetër, tha Rama./a.m/noa.al