Transmetuar më 25-03-2020, 16:41

Dy pjesëtarë të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se një nënoficer dhe një ushtar kanë punuar në garnizonin e Shkupit, teksa që të dy kishin qenë jashtë shtetit.

Njëri prej të infektuarve ka punuar në restorantin ushtarak në kazermën e Ilinden si ndihmës, teksa bëhet me dije se restoranti ushtarak është dezinfektuar plotësisht dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje sipas protokolleve epidemiologjike.

“Restoranti do të mbyllej për 24 orët e ardhshme. Të gjithë personat që mendohen se kanë pasur kontakt me kontakt me personat e infektuar tashmë janë në vetëizolim”, deklaroi ministria e Mbrojtjes.

Deri më tani në total në Maqedoninë e Veriut, numri i të prekurve ka arritur në 177. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE