Transmetuar më 18-03-2020, 21:00
Një aksident tragjik i ka marrë jetën 3 personave në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç mbrëmjen e sotme.
Rreth orës 20:30, një automjet tip ‘Audi’ me të cilin udhëtonin katër të rinj goditën nga pas një kamion me targa kosovare.
Tre persona ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa personi i katërt është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Thuhet se aksidenti u shkaktua nga shpejtësia e lartë, por ende nuk është konfirmuar nga policia./a.m/noa.al
Në galeri foto të publikuara nga TCH