Transmetuar më 13-03-2020, 20:15

Në Itali shumë njerëz janë trembur kur në orët e natës, për të paktën gjysmë ore disa objekte të paidentifikuara (UFO) u shfaqën në qiellin e jugut.

Banorët e terrorizuar prej ditësh nga koronavirusi, kur kanë parë objektet që shihni në fotot dhe video që ju sjell noa.al, janë shtangur dhe trembur, raporton Il Mattino.

Objektet e çuditshme fluturuese u lokalizuan në Palermo.

Banorë të ndryshëm thanë se panë sfera të shndritshme që fluturonin ngadalë dhe shumë ulët, mbi godinat e banimit, jo shumë sipër tyre.

Pasi kaloi gjysmë ore të gjitha sferat u shuan dhe u zhdukën, tregojnë banorët që kanë publikuar pamje në rrjet. Pamjet i publikoi sot gazeta Il Mattino e cila sjell videon ku përfshihen pamje që nisin nga shtatori 2019.