Transmetuar më 09-03-2020, 11:28

Një dhunë e mbushur me mllef mund të quhet ajo që lëshoi ky djalë ndaj shokut të tij të klasës.

Video që shikoni më poshtë është filmuar në një shkollë shqipe në Kosovë, këto ditë.

Siç e shihni, në një moment një djalë ngrihet nga fundi i bangove të klasës dhe afrohet aty ku qëndron një djalë tjetër, më pak i bëshëm dhe më i shkurtër.

I sulet plot urrejtje në fytyrë dhe e qëllon me gjithë forcën që ka duke e përplasur në stol djalin që përpiqet të mbulohet me duar që mos dëmtohet.

Disa shokë të klasës i bërtasin, por ai vazhdon ta dhunojë. Ndërsa një tjetër filmon skenën me celular duke bërë që të shpërndahet në rrjet.