Transmetuar më 27-02-2020, 20:57

Polici i FNSH-së Shkodër, i cili mbeti i plagosur sot gjatë një aksioni, është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Autori i vrasjes së dyfishtë në Kodër Rrëshen të Mirditës, Fatmir Kolecaj, hapi zjarr ndaj policisë dhe më pas vrau veten, duke mos pranuar të dorëzohej.

Kolecaj para se të vetëvritej, ka plagosur Komandatin e Njësisë së FNSH në Shkodër, i cili është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

Forcat e FNSH-së të Shkodër pasi zbuluan vendodhjen e autorit bënë rrethimin e banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej.

Fatmir Kolecaj, nuk i është përgjigur thirrjes së Policisë për tu dorëzuar, por ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e Policisë dhe për pasojë  nga të shtënat është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën një punonjës i FNSH-së, Shkodër.

Në ndihmë të FNSH-së dhe Policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale Renea ku kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe ti dorëzohej Policisë.

Autori Fatmir Kolecaj kur ka parë se s’kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka varë veten me armë zjarri.

/NOA.al