Transmetuar më 27-02-2020, 15:29
Shqiptari i arrestuar

Një shqiptar i moshës 25-vjeçare i cili prej pesë ditësh kishte mbërritur në Itali, u kap nga policia e Assisit duke shpërndarë drogë.

Policia italiane arrestoi në flagrancë këtë të mërkurë shqiptarin e dyshuar, teksa po i jepte dozën një klienti.

Krahas lëndës narkotike u sekuestera edhe një shumë parash e cila vinte nga aktiviteti kriminal.

Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije por i publikohet fotografia, kishte hyrë në Itali fundjavën e kaluar, dhe qëndronte në shtetin fqinj me tremujor.

Por pavarësisht ditëve të pakta që kishte në Itali, kishte nisur punën e shpërndarjes së kokainës. /a.y/noa.al