Transmetuar më 27-02-2020, 10:42

Një krim makabër ndodhi mesditën e së mërkurës së 26 shkurtit në mes të qytetit të Durrësit, ku burri vrau me levë hekuri gruan e tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 12, Durrës, ku Rruzhdi Tosuni, 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, goditi me levë hekuri, bashkëshorten e tij Hajdije Tosuni, 59 vjeçe, e cila ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Gjatë marrjes në pyetje ai ka treguar se si nisi sherri me të shoqen, duke thënë se shkak është bërë një zënkë për dyqanin.

Rruzhdiu ka thënë se punët aty nuk po ecnin mirë dhe për këtë arsye ka kërkuar që ta shesion.

“Kështu nisi sherri, pasi ajo nuk donte. Fjalë pas fjale situata degradoi. Në gjaknxehtësi e sipër e qëllova me hekurin që mbyllim qepenin. E godita në kokë. Ajo tentoi të dilte nga dyqani por e tërhoqa brenda dhe e qëllova sërish”, është shprehur 63-vjeçari.

Po ashtu Tosuni ka thënë se e humbi toruan në ato çaste dhe i doli situata nga kontrolli.

Mësohet se viktima dhe i dyshuari prej vitesh merreshin me tregtinë e metrazheve. /a.y/noa.al

Vrau gruan: E durova boll… Klithmat e vajzës në skenën e krimit: “Më lini…”

Burri e vrau gruan me levë hekuri, policia del me deklaratë/ Kush është viktima

Sherr mes çiftit biznesmen në Durrës, burri vret gruan në mes të sheshit