Transmetuar më 27-02-2020, 01:03

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor, Areti Beruka, duke folur në intervistë lidhur me koronavirusin, u shpreh se vetë personalisht si mjeke mezi po e pret rastin e parë të personi të prekur me koronavirus në Shqipëri.

Deklarata e zonjës Beruka u bë në Report TV. Sipas saj, të gjithë qytetarët duhet të kuptojnë se koronavirusi ka një përqindje vdekshmërie shumë të ulët dhe se mund të menaxhohet shumë thjeshtë nga profesionistët e fushës, duke bërë thirrje që të mos ketë panik.

Gazetarja: Vetë personalisht a keni frikë nga situata?

Mjekja: Absolutisht jo!

Gazetarja: Ka të bëjë me karakterin apo me profesionin?

Mjekja: Ndoshta me profesionin, por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale, mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjeke.

Gazetarja: Pse?

Mjekja: E para do të kuptojnë njerëzit profesionistë që koronavirusi ka një gradë vijueshmërie shumë të ulët sesa ky që kemi gia. Përqindja e vdekshmërisë së saj është 2%. Mosha e fëmijëve deri 16 vjeç e kanë shumë të ulët dhe me shenja shumë herë më të lehta. Paniku që qytetarët kishin me SARS-in, apo me gripin e derrit, nuk është absolutisht më i rrezikshëm koronavirusi.

Unë ju them me bindje që në ‘96 kur unë kam qenë specializante ne kemi pasur rastin e ‘kolerës’, e menaxhuam dhe nuk patëm asnjë rast të rëndë apo me vdekshmëri. Mjekësia nuk bëhet me fall filxhani, por me statistika, me të dhëna dhe me menaxhim.

Na jepni shansin dhe mundësinë të menaxhojmë ashtu siç po e e menaxhojmë dhe fakti i skepticizmit është ky që po përpiqemi që të sqarojmë njerëzit për të kuptuar atë që duhet të besojnë. Pastaj është zgjedhja e tyre nëse duan të klikojnë lajmet false.

Gazetarja: Ti faleminderit që ishe me mua në studio. Do të jemi sërish sëbashku, unë nuk jam si ju, tek ajo kategoria që thoni, mezi pres rastin e parë. Unë nuk dua ta dëgjoj, megjithatë kur të jetë rastin e parë do t’ju kem sërish në studio.

Koronavirusi, rreziku dhe masat që duhen marrë, e ftuar në studion e Report TV mjekja epidemiologe Areti Beruka

Koronavirusi, rreziku dhe masat që duhen marrë, e ftuar në studion e Report TV mjekja epidemiologe Areti Beruka

Publiée par Shqiptarja.com sur Mercredi 26 février 2020