Transmetuar më 26-02-2020, 22:06

Ndikimi rus/ Rama flet nga Moska: Nuk e përjashtoj! Në Shqipëri ka nga ata që për inat të vjehrrës, janë p*lluar me mullixhiun

Nga Moska ku ndodhet për një vizitë zyrtare si pjesë e misionit të OSBE, i pyetur nëse ka ndikim rus në Shqipëri, kryeministri Edi Rama tha se nuk e përjashton një gjë të tillë.

Kryeministri foli në “Real Story” dhe u shpreh se gjithsesi,  shqiptarët, historikisht i kanë bërë punët e forcave jo-miqësore, më mirë nga çdo t’i bënin ata po të ishin vetë.

Rama shquhet edhe për batuta dhe e shoqëroi me një të tillë këtë.

“Unë nuk e përjashtoj, por në Shqipëri historikisht ne kemi bërë punët e forcave jomiqësore ndaj nesh më mirë se sa do t’i bënin forcat jomiqësore po të ishin vetë, që nga inati i vjehrrës janë palluar me mullixhiun dhe pa e pas mullixhiu fare në axhendë këtë punë", u shpreh Rama.

"Nëse e trajtojmë si vjehërr Shqipërinë për shkak të qeverisë, ata bëjnë mullixhiun”, theksoi Edi Rama. Kujtojmë se ShBA është aleate strategjike e Shqipërisë.

/NOA.al