Transmetuar më 26-02-2020, 21:37

Moti i keq në bregdetin e Durrësit ka shkaktuar probleme në portin më të madh të vendit.

Raportohet se dy tragete janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë mbrëmjes së sotme.

Mësohet se një nga tragetet është i linjës Bari-Durrës dhe një tjetër Durrës-Ankona.

NJOFTIMI I KAPITENERISË

Në daten 26-27-28 shkurt 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet ne daten 26 shkurt 2020 nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 27 nyje, lartësia e detit 2.3 m, kurse nē datën 27-28 shkurt 2020 drejtimi i erës do të ndryshojë në perëndim, veri-perëndim me shpjetësi deri në 31 nyje dhe lartësia e detit 3.9 m.

Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.Pritet që deri në mesditën e ditës së premte të jetë mot i përkeqësuar.

Si gjithmonë ju informojmë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Por gjithashtu kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port 🚤 dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.