Transmetuar më 26-02-2020, 21:12

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar mbrëmjen e sotme në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit.

Një 58-vjeçar raportohet se është gjetur i vetëvarur në banesën e tij.

Sipas informacioneve të para, pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, 58-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është gjetur nga familjarët.

Pavarësisht ndërhyrjes së tyre për ta shpëtuar, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Nuk dihen shkaqet që çuan 58-vjeçarin drejt aktit të vetëflijimit. Po merren dëshmitë e familjarëve, por dyshohet paraprakisht se i ndjeri vuante prej disa kohësh nga depresioni.

/NOA.al