Transmetuar më 26-02-2020, 13:38

Në konferencën për mediat me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, Kryeministri Edi Rama, bëri batutë duke thënë se do e shënojë në CV, korrigjimin që i bëri kryediplomatit.

“Do ta shënoj në CV time që e kam korrigjuar një herë Sergej Lavrorv. Nuk janë detyrime janë zgjedhjeje. Askush nuk na detyron, ne zgjedhim ta bëjmë dhe jemi krenar”, tha Rama, duke u ndalur në detyrimet që kanë ndaj NATO-së.

Mirëpo Lavrov reagoi duke thënë se nuk ështyë shprehur ashtu por se është problem në përkthim.

Por edhe kësaj radhe Rama është shprehur se “Korrigjo përkthyesin jo mua, duhet korrigjuar”.

Më tej duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve shtoi se nuk është sekret, pasi është fakt, pasi raportet janë në nivel të ulët.

“Ambasadori më tha se Shqipëria është i vetmi në botë që nuk ka pasur një telefonatë mes Tiranës dhe Moskës qysh prej shumë vitesh, tha ai, por unë mendoj që kur iku Stalini, u lamë edhe ne. Kjo në fakt tregon gjithçka, asnjë telefonatë, e lëre me vizita dhe takime, megjithatë kjo mund të trajtohet sepse sinqerisht nuk mendoj që Rusia është armik, për askënd me të cilët ne jemi përkrah, ndonjëherë është konkurrent kërcënues por jo armik. Ndaj kemi shumë gjëra që mund të shohim pa pretenduar të ndryshojmë, ne të dy palët jemi të qartë, por ne do të përpiqemi të kemi raste të takohemi sërish me ministrin dhe të lexojmë së brendshme enciklopedinë e punëve të jashtme të Rusisë”, deklaroi Rama.

Nga ana e tij Lavrov tha se kur bëhet fjalë për telefonata, ajo që u përmend reflekton gjërat reale.

“Në vitin 2004 bëra vizitë në Tiranë dhe nënshkruam traktat miqësie dhe bashkëpunimi me ministrin e Jashtëm të kohës. Nuk u ratifikua pasi pala shqiptare e harroi këtë dokument, ai ekziston është gati dhe ne mund ta bëjmë efektiv në mënyrë që të kemi parime të qartë të marrëdhënieve tona, por do të komunikojmë përgjatë vitit për cështjet e OSBE”, deklaroi kryediplomati rus.

Në vijim shtoi se telefonata vërtetë nuk janë bërë, por se komunikimido të vazhdojë. /a.y/noa.al

Rama: Sa më shpejtë të njohë Serbia Kosovën, aq më mirë! Lavrov: Të krijohen komunat serbe

Rama takon Lavrov: Të gjejmë motivimin për dialog