Transmetuar më 26-02-2020, 13:28

Dy persona të dënuar për vrasje dhe trafik droge, duhet të provojnë ligjshmërinë e pasurisë së tyre. Operacioni Forca e Ligjit, iu ka dërguar ditën e sotme kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, dy personave që janë subjekt i këtij ligji.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve: Astrit Balliu, banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Vrasja me paramendim"; Astrit Keçi, banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Pisas, Itali, për veprën penale "Trafikim i narkotikëve";

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.  Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi./b.l/noa.al/