Transmetuar më 26-02-2020, 13:08
Ilir Meta, Tedi Blushi

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta ka reaguar pasi sipas tij janë duke u nxitur “diversione të rëndomta” për manifestimin e 2 marsit të thirrur nga kreu i shtetit.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Tedi Blushi i quan “tellallë të puçit kushtetues” dhe u përgjigjet me fjalët e Kim Mehmetit.

"Të gjithë tellallëve të puçit kushtetues, që nxisin diversione të rëndomta për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2 marsit do t’ju përgjigjesha vetëm me këtë arsye madhore për pjesëmarrje masive, që jep një personalitet i madh i kombit tonë dhe me integritet të jashtëzakonshëm, Kim Mehmeti:

“Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti, gjë që u ndodh vendeve të marra peng nga strukturat kriminale. Dhe ato shtete janë pronë e regjimit e jo e popullit.

Shqipëria prej moti është bërë pronë e ‘Rilindjes’ së Piktorit, ndërkaq shqiptarët në të janë si pengje të rrezikuar, që mëkot presin shpëtim nga vendet e Perëndimit.

Ndaj të gjithë për shtetin kundër puçit të pushtetit! 🇦🇱 #PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin", shkruan Blushi./b.l/noa.al/