Transmetuar më 26-02-2020, 13:05

Nga Moska në konferencën e mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryetarit të zyrës së OSBE, tha se sa më shpejt Serbia të njohë Kosovë, aq më mirë do të jetë për të gjithë por edhe për vetë Serbinë.

Ai deklaroi se Rusisa duhet të nxisë dialogun Kosovë-Serbi.

"Rusia është pjesëmarrëse kyç në zonat e konflikt. Unë besoj që Rusia mund të përdorë ndikimin e saj për të na çuar më pranë paqes, shpresoj fort që do ta bëjë këtë. Ne jemi anëtarë krenar të NATO-s, aleat krenar të SHBA dhe BE, qëndrojmë plotësisht në përputhje me miqtë tanë të mëdhenj kur bëhet fjalë për sanksionet. Por dua të them se është shumë e qartë për ne, si kryesi e ne do të përpiqemi deri në fund të mos jemi të përfshirë drejtpërdrejt me çështjen e  Kosovës, se në këtë pikë nuk do të kemi asnjë ndikim. Pozita e qeverisë është e qartë, sa më shpejt Serbia të njohë Kosovë, aq më mirë do të jetë për të gjithë ne, dhe për vetë Serbinë”, u shpreh Rama.

Nga ana e tij Lavrov tha se  Shqipëria e shikon si përparësinë e saj vendosjen e paqes, duke nënviozuar se u fol me hollësi për Ballkanin.

“Kemi për qëllim të nxisim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne do donin që çështja e Kosovës të zgjidhet. Palët duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç është zbatimi i vendimit të krijimit të komunave serbe. Kemi edhe një angazhim dy palësh”, deklaroi kryediplomati rus.

Ai nënvizoi se m Shqipërinë  ka hapësirë për zhvillimin e ekonomisë dhe tregtisë por është e kufizuar për shkak të sanksioneve, duke shprehur interes për të rritur bursat për studentët shqiptarë. /a.y/noa.al

Rama takon Lavrov: Të gjejmë motivimin për dialog