Transmetuar më 26-02-2020, 12:16

Policia e Durrësit jep informacion lidhur me krimin e rëndë të ndodhur në mes të Durrësit, ku burri vrau gruan e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, ku Rruzhdi Tosuni, 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij.

Viktima është Hajdije Tosuni, 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Efektivët e policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Dy bashkëshortët janë konfliktuar me njeri tjetrin para se burri ti merrte jetën të shoqes.

Mësohet se viktima dhe i dyshuari janë pjesë e komunitetit egjiptian dhe prej vitesh merreshin me tregtinë e metrazheve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes. /a.y/noa.al

Durrës, burri vret gruan në mes të sheshit