Transmetuar më 26-02-2020, 11:58
Foto ilustruese

Një krim i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në mes të qytetit të Durrësit, ku burri ka vrarë gruan me levë hekuri.

Viktima është Hajdie Tosuni 59 vjeçe kurse autor i dyshuar i vrasjes së saj është i shoqi Ruzhdi Tosuni 63 vjeç.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 12 te sheshi "Azem Hajdari" pranë Pallatit të Sportit, rreth mesditës së sotme, në ambientet pranë një dyqani.

Para krimit, çifti është konfliktuar fillimisht, ndërsa më tej burri e ka qëlluar gruan me levë duke e lënë të vdekur në vend.

Zona ku ndodhi ngjarja është shumë e populluar nga kalimtarë të shumtë.

Mësohet se çifti ka në pronësi dyqanin ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Dëshmitarët pranë çiftit kanë treguar se ata kishin debate të ashpra prej disa ditësh. /a.y/noa.al

Njoftimi zyrtar

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.