Transmetuar më 26-02-2020, 11:30

Ndërsa gjashtë ditë ndajnë nga 2 marsi kur Presidenti Ilir Meta ka thirrur qytetarët në manifestim, kryeopozitari Lulim Basha nis përgatitjet për ta mbështetur.

Mësohet se ai ka urdhëruar strukturat e Partisë Demokratike që të oganizohen për të mbështetur manifestimin e Presidentit në mbrojtje të Kushtetutës.

Madje ai e ka përgatitur mesazhin e tij me dy porosi për strukturat e partisë.

“Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!”.

Dy porosi:

-Ky mesazh të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë.

-Mbi këtë çështje do të keni gjatë ditës bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm, për masat organizative.

Ju përshëndes!” /a.y/noa.al