Transmetuar më 26-02-2020, 11:16

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri me thika në një lokal.

Policia konfirmon se reth orës 10:30, në lagjen “Kushtrimi” dyshohet se në një lokal është plagosur me mjet prerës Muço Malaj, 77 vjeç, banues në Vlorë.

I dëmtuari është dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.

Sakaq lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al