Transmetuar më 26-02-2020, 09:59

26 shtetas shqiptar janë riatdhesuar nga Spanja që kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen dhe disa prej tyre kishin kërkuar azil.

Një 50 vjeçar nga Vlora, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar kishte deklaruar gjerneralitete të rreme në Spanjë dhe u vu në pranga me qëllim ekstradimi në Itali.

Gjatë procesit të përpunimit të këtij shtetasi, verifikimit të detajuar dhe një pune intensive u bë e mundur që të zbulohej identiteti i vërtetë i tij, i cili nuk ishte shtetasi V. B., por ishte K. J., 50 vjeç, lindur dhe banues në Mifol, Vlorë.

Ai u kap nga Policia Kufitare e Rinasit gjatë intervistimit të deportuarve.

50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, i dyshuar për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në përfundim të procedurave të verifikimit, Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën bëri arrestimin e 50-vjeçarit, me qëllim ekstradimi dhe Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimi e tij drejt Italisë./a.m/noa.al