Transmetuar më 26-02-2020, 09:10

Zbardhen detaje të reja nga krimi tronditës i ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Rrëshen, ku vëlla e motër u vranë në derën e shtëpisë nga ish-dhëndri.

Si të dyshuar për krimin policia ka shpallur në kërkim 47-vjeçarin Fatmir Kolecaj, nga fshati Zejmen i Lezhës.

Mësohet se ai ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas Esmeralda Filopati 36 vjeç dhe atu ka dalë vëllai i saj, Vledison Filopati 34 vjeç, të cilin e ka qëlluar për vdekje me armë.

Por në derë ka dalë edhe Esmeralda, e cila është qëlluar gjithashtu nga ish-burri.

Mësohet se çifti ishte ndarë prej tre vitesh, ndërkohë që kishin tre vajza.

47-vjeçari ishte arrestuar dhe pak kohë më parë kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për dhunë në familje. Pasi Gjykata kishte vendosur që fëmijët ti mbante gruaja, mbrëmjen e së martës ai u paraqit i armatosur me automatik për ti marrë.

Teksa u përballë në oborrin e shtëpisë me ish-kunatin dhe ish-gruan, ai hapi zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend.

Në 12 korrik 2017, Kolecaj ishte dënuar me 10 muaj burg, i shpallur fajtor për veprat penale “Dhuna ne familje” dhe “Mbajta pa leje e armeve shperthyese dhe municionit”.

Sakaq ditën e sotme, policia ka publikuar fotografinë e tij duke vënë në dispozicion 5 milionë lekë të vjetra për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e të dyshuarit. /a.y/noa.al

Vrau ish-gruan dhe vëllanë e saj, policia kërkon ndihmë për kapjen e tij, ofron shpërblim

Detaje/ Tre vite i divorcuar, shkoi i armatosur për të marrë tre fëmijët, pas refuzimit qëlloi për vdekje motër e vëlla

Tmerr në Mirditë, motër e vëlla vriten pas prishjes së një martese

Vriten brenda oborrit me armë zjarri vëlla e motër, dyshimet e para të policisë (Emrat)