Transmetuar më 26-02-2020, 08:40

Policia e Lezhës publikon fotografinë dhe kërkon ndihmë për kapjen e autorit të dyshuar të krimit të rëndë në Kodër-Rrëshen, i cili vrau ish-gruan Esmeralda Filopati 36 vjeç dhe vëllanë e saj Vledison Filopati 34 vjeç.

Nga ana e policisë vijon krehja e zonës për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Kodër Rrëshen.

Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe dokumentimin e ngjarjes.

Për të bërë të mundur kapjen sa më parë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vë në dispozicion 5 milionë lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit.

Cilido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin 069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt. /a.y/noa.al

Detaje/ Tre vite i divorcuar, shkoi i armatosur për të marrë tre fëmijët, pas refuzimit qëlloi për vdekje motër e vëlla

Tmerr në Mirditë, motër e vëlla vriten pas prishjes së një martese

Vriten brenda oborrit me armë zjarri vëlla e motër, dyshimet e para të policisë (Emrat)