Transmetuar më 26-02-2020, 08:09

Presidenti Ilir Meta prej ditësh tashmë i fton qytetarët në manifestimin e pasdites së 2 marsit në mbrojtje të Kushtetutës.

Mëngjesin e kësaj të mërkure ai ka ndarë videon e betimit si President, të cilën e gjeni më poshtë.

“Betimi i jetës sime! Për Kushtetutën, për Republikën, për Shqipërinë, për Kombin”, shkruan kreu i shtetit.

Presidenti Meta i ka ftuar qytetarët pasditen e 2 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke iu dhënë fjalën se shumë shpejt falë popullit shqiptar s’do ketë vetëm një institucion që është në mbrojtje të kushtetutës por gjithë institucionet që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit “do i kthehen popullit shqiptar.

Në këtë ditë ai ka paralajmëruar firmosjen e dekretit të parë për shpartallimin e grushtit të shtetit. /a.y/noa.al