Transmetuar më 25-02-2020, 22:54

Të dhënat që vijnë në kohë reale nga database që ka krijuar Organizata Botërore e Shëndetësisë evidentojnë fakte tronditëse orët e fundit.

Vetëm gjatë ditës që po mbyllet (25 shkurt 2020) u shënuan 1092 raste të reja me njerëz të prekur nga koronavirusi. Për më tepër, sikurse raporton noa.al duke cituar sistemin e të dhënave live të OBSH, ka shkuar në 2712 numri i të vdekurve duke e çuar në 9 për qind shifrën që deri dje deklarohej si midis 0.5 deri 3 për qind.

Të dhënat e mbrëmjes së sotme për prekjen botërore nga koronavirus janë si më poshtë:

Të prekur totalisht në të gjithë botën 80423

Të diagnostikuar 24 orët e fundit (25.02.2020) 1092 persona

Të vdekur 2712

Të shëruar: 27936

Nën mbikëqyrje mjekësore aktualisht: 49775

Prej tyre

9211 në gjendje kritike (19%)

40564 në gjendje më pak të rrezikshme për jetën (81%)

Rastet e përfunduara:

2712 të vdekur (9%)

27936 të rikthyer në banesat e tyre (91%)

Të dhënat në kohë reale i gjeni dhe këtu.

PËRDITËSIM LIVE