Transmetuar më 25-02-2020, 22:04

E tmerrshme ajo që ka ndodhur sot në Mirditë ku motër e vëlla janë vrarë pa mëshirë, pak kohë pasi një martesë nuk ishte kurorëzuar me sukses.

Krimi i shëmtuar që sjell sërish në vëmendje palotradita të këtilla vrastare, ndodhi mbrëmjen e sotme ora 20:40 në fshatin Zejman Kodër-Rrëshen të Mirditës.

Vëlla dhe motër Vladjon Filopati 34 vjeç dhe Esmeralda Filopati 36 vjeçe janë vrarë brenda oborrit të banesës së tyre.

Nga hetimet e para vrasja dyshohet se ka pasur si motiv konfliktet familjare nga prishja e martesës së vajzës.

I dyshuari për momentin është ish-bashkëshorti i gruas që humbi sot jetën në këtë masakët të dyfishtë ku bashkë me të u vra edhe i vëllai i saj.

Zyrtarisht policia lokale tha se dyshohet se autori i krimit është ish bashkëshorti i Esmeraldës, Fatmir Koleci, 47 vjeç nga fshati Zejmen Lezhë.

Vrasësi, pas krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Mësohet se autori i krimit kishte tre vite i divorcuar me ish-bashkëshorten, të cilën e qëlloi sot për vdekje bashkë me vëllain e saj.

Viktimat janë dërguar në morgun e spitalit të Rrëshenit.

Policia tha se pas ngjarjes ka ngritur patrulla në gjithë Rrëshenin dhe po punon për kapjen e autorit. Sakaq janë nisur drejt Mirditës edhe forcat RENEA për kapjen e autorit. /NOA.al